“Kur isha në Prizren, në vendlindjen time, një plak më tha: Nuk ke vend këtu!”

LAJME


Ju kujtohet deklarata e kreut të Akademisë së Serbisë, Vladimir Kostic, se “Kosova nuk është e Serbisë”, kishte reagime, ka ende biseda kafenesh në Serbi. Për një gjë të tillë në një intervistë për “Kosovo Online” ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.Sipas tij probIemi i Kosovës është shumë vjeçar dhe se është një nyje që duhet të zgjidhet mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Nyja e Kosovës është e lidhur me shekuj. Sigurisht janë humbur shumë mundësi për zgjidhjen e saj. Unë gjithmonë kam qenë i mendimit se ky problem duhet të zgjidhet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Tani është shumë vonë që të mendojmë se ku është g abuar, prandaj ne duam kompromis. Pra, ne jemi të gatshëm për kompromis, por po e kërkojmë edhe nga pala tjetër”, ka thënë Daçiq në këtë intervistë.

Sipas Daçiq mund të thuhet edhe që “Kosova nuk është as shqiptare”.“As Serbia e as Kosova nuk ka sovranitet të plotë mbi territorin e Kosovës. As Kosova si gjoja një shtet i pavarur nuk ka sovranitet të plotë mbi tërë Kosovën. Ky është theIbi i probIemit”, ka thënë Daçiq.Ai tutje ka thënë se “Kosova është shtëpi e dytë për serbët dhe shqiptarët që jetojnë atje. E dini unë kam lindur në Kosovë, dhe kur isha në Prizren një burrë më tha që s’kisha vend atje. E pyeta “pse, unë kam lindur këtu? Ai nuk mu përgjigj, ai ndoshta kishte Iindur diku në ndonjë bjeshkë të Shqipërisë”.

“Pra, Kosova është e imja, po aq sa është e Kurtit. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të negociohet”, pretendon ndër të tjera Daçiq. Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke sh typu r mbi mbi pamjet ekskluzi ve (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓