Kurti deklaratë Kryeministres Serbe: Dialogu Kosovë Serbi vendos cilësinë e jetës dypalëshe në Kosovë

LAJME


Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose shtatë në prioritetet e tij.

Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Kjo e fundit deklaroi se “çdo politikan pragmatik mendon së pari për cilësinë e jetës së qytetarëve”.

“Nuk ka asnjë perspektivë, as evropiane, as ekonomike, pa një marrëveshje me Beogradin”, tha ajo për TV Happy, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq deklaroi se varet nga ai dialog nëse dikush do të investojë në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja pune dhe deklaroi se askush nuk do të investojë atje ku ka paqëndrueshmëri dhe një të ardhme të pasigurt, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Për shkak të gjithë kësaj, deklarata e Kurtit nuk është e qartë për mua, por mbase unë jam shumë pragmatike” tha ajo duke shtuar se do të ishte “prioriteti numër një për të dhe se është një parakusht që situata në Kosovë të përmirësohet “.