Kurti i gatshëm ta shpartallos Serbinë me argumente: Vuçiq, kësaj rradhe nuk e kemi edhe aq lehtë

LAJME


Nga Kosova kryeministri Albin Kurti me delegacionin e tij do të përbaIIet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Në lidhje me këtë çështje, profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, ende pa u kompIetuar mirë qeveria Kurti II e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur ende kjo qeveri nuk ka dalë me programin e punës ku do të përcaktoheshin prioritetet e punës së saj, nga të gjitha anët që nga Uashingtoni e deri në Bruksel janë drejtuar shigjetat kah Kosova dhe Serbia që sa më parë të rinisë dialogu.

Sipas tij, e pakuptueshme është një nguti e tillë kur dihet së dialogu midis dy k undërshtarëve të pa kompromise është shumë i vështirë për tu zhvilluar e lëre më për tu marrë ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse midis palëve siç pretendohet.

“Dihet së dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011 në krye më Edita Tahirin për të biseduar për disa çështje teknike, por së shpejti u pa fytyra e vërtetë e këtij dialogu, ku me insistimin e Serbisë dhe lëshuarjen pe nga ana e Kosovës, ky dialog një vit më pas më 2012 kalojë në biseda politike midis Thaçit dhe Vuqiçit për gjoja normaIizimin e mar rëdhënieve. Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi janë arritë diku mbi 40 marrëveshje. Të gjitha këto marrëveshje janë lecka pa vlerë të cilat që si përdorë asnjëra palë. Por, në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo më “k0piIi” të madhe për Asociacionin e komunave më shumicë serbe të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës me 2015 të cilët me dorën e tyre nënshkruan këtë Asociacion me kompetenca ek zekutive, pra formimin e një “mini shteti” në Veriun e Kosovës, për të cilën tanimë ekziston konteksti midis palëve, sepse është një marrëveshje në k undërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo që bëri Thaçi e Mustafa do ti nxjerrë bukur shumë punë Albin Kurtit gjatë vazhdimit të dialogut, e sidomos kur tani po vijnë sinjale se vazhdimi i dialogut do të filloi së shpejti i cili duhet të kaloj me kompromise të d hembshme.

“Vlen të theksohet se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr fillimisht nga Edita Tahiri për tu vazhduar pastaj me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin të gjithë këta dialogun e kanë udhëheq ad hoc, pa kurrfarë kriteresh, pa kurrfarë parakushtesh, pa kurrfarë platforme çka ka rezultuar se dialogu ka shkuar në d ëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë, iu nënshtruan Vuçiqit i cili ishte ag resiv në kërkesat e tij dhe jepte përshtypjen se Serbia është vi ktima e jo agr esori.

Hashim Thaçi i cili gjatë dialogut u lidhë më d reqin e të birin, u lidhë me ma fitë sllave serbo-ruse për të ia futë th ikën pas shpinë Kosovës, shkoi aq larg sa që për tri vite në dialog beri plane, skica dhe harta edhe për ndarjen e Kosovës me Serbinë, sepse ishte i sh antazhuar dhe i zënë rob. Por, Kosova kapituIIoi edhe me marrëveshjen e Uashingtonit. Më insistimin e Serbisë nga dokumentet e prezantuar u hoq emërtimi “Republika e Kosovës”, u hoq pika 10 ku parashihej njohja e Kosovës nga Serbia, por që për këtë nuk rezistoi as Uashingtoni e mos të flasim për Avdullah Hotin i cili nuk guxoi as te reagoi. Nga kjo marrëveshje përfitoi Serbia, minishengenin, hekurudhat për dalje ne det, por edhe hisen e sajë në liqenin e Ujmanit, etj.”, thekson profesori.

Ai shton se, siç po shihet rifillimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdoj mbi një terën ta papastër, të ngatë rruar dhe për shumë gjëra i pa sqaruar.