LAJMI I FUNDIT/ Ndryshon siituata me Mërgimtarët në KUFI, Ja çfarë ka ndodhur

LAJME


Numri i veturave të mërgimtarëve që vijnë nga vendet evropianë në Vendlindje ka rënë. Fluksi i madh i mërgimtarëve shqiptar që ia kanë mësyrë Vendlindjes për të pritur festat e fundvitit, bëri që dy ditë më parë, të premten dhe të shtunën të këtë kolona të gjata dhe pritje deri në 12 orë në pikat kufitarë mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, krahasuar me dy ditë më parë, sot numri i veturave që po presin për të kaluar pikën kufitare Kosovë-Serbi, ka rënë dukshëm. Arbresh.info ka siguruar fotografi nga kamerat e sigurisë në pikën kufitare Kosovë-Serbi nga vijnë mërgimtarët kosovarë për të arritur në Kosovë, ku vërehet se numri i veturave ka rënë krahasuar me dy ditë më parë.

Ndryshe, pandemia nuk ka ndaluar mërgimtarët të vijnë në Kosovë për të pritur festat e fundvitit me familjarët e tyre. Vetëm gjatë ditës së djeshme (e shtunë) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, janë realizuar 35 fluturime komerciale. Numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur në Kosovë gjatë ditës së shtunë përmes Aeroportit të Prishtinës ka qenë mbi 9 mijë./arbresh.info