Lëshohet urdhër-arrest për Çedomir Jovanoviq

LAJME


Prokuroria Themelore në Beograd lëshoi një u rdhër për a rrestimin e Cedomir Jovanoviqit.

U rdhri është lëshuar duke marrë parasysh se në disa raste, dhe pa justifikim, ai shmangu ardhjen në këtë institucion për të dhënë deklaratën e tij.

Kështu, policia duhet ta a rrestoj opozitarin serb deri më 25 qershor, sepse d yshohet se ka rr’ahur trajnerin dhe pronarin e Klinikës së Terapisë Fizike “Physio Center” në korrik të vitit të kaluar, duke i shkaktuar dëmtime të r ënda.

Policia duhej ta sillte atë në seancën e caktuar për 26 mars, por kjo nuk ndodhi dhe arsyet nuk u njoftuan, raporton b92.

Jovanoviq duhet të merret në pyetje në lidhje me dyshimin se më 18 korrik 2020 g0diti pronarin e qendrës së terapisë fizike “Physio Center” me një r aketë tenisi.

Ai mungoi në seancën dëgjimore në tetor, janar dhe mars dhe tjetra është caktuar për 25 qershor, kur u dha u rdhri për sjelljen e tij me ndihmën e policisë.