Letra 125 vjeçare e gjetur nën dysheme i kthehet familjes

LAJME


Një letër e shkruar në vitin 1894 e gjetur mes dërrasave të dyshemesë së një shtëpie më në fund do ti kthehet familjes së personit që e shkroi. Letra u gjet gjatë punimeve për prishjen e shtëpisë për ndërtimin e Bibliotekës Shtetërore të Hobartit.

Rex Nightingale, 82 vjeç, e gjeti letrën ndërsa po punonte si marangoz për ndërtimin e Bibliotekës Shtetërore në 1960. Letra u shkrua nga Sidney Hulbert më 13 maj 1894. Në letër ai shkruante për v ështirësitë në punë në Sidney duke thënë se do donte të mos kishte shkuar kurrë.

“Punoj 13 orë në ditë dhe çdo të dielë për 15 monedha në javë. Do dëshiroja të mos kisha ardhur kurrë në Sidney. Jam i lodhur,”-shkroi ai. Pasi u pubIikua në faqet e medias së huaj ABC, letra u identifikua nga mbesa e autorit, Robyn Lobb. “Sapo e pashë, e dija se ishte e shkruar ai,”-tha Robyn. “Gjyshja ime, e cila v diq kur ishte 103 vjeç, gjithmonë i niste letrat e saj saktësisht në të njëjtën mënyrë.”