Lutfi Haziri e quan Kurtin “lis të madh”, e Bulliqin “mercenar”

LAJME

Lutfi Haziri e quan Kurtin lis të madh, e Bulliqin *mercenar*

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka komentuar zgjedhjet e fundit në Podujevë, ku kryetar u zgjodh Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes duke e mundur pa balotazh kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudari.

Në një intervistë dhënë Periskopit, Haziri e ka quajtur mercenar politikë, Shpejtim Bullqin ndërsa kryetarin e VV-së, Albin Kurti si ‘lis të madh, ndërsa pavarësisht kësaj humbje, sipas tij, LDK’ja në Llap është partia më e fortë.

Do të shihet për secilën parti sa përfaqëson e çka përfaqëson. Nuk është barometër në politikë kur fshihesh pas lisit të madh (pas liderit) për t’i fituar zgjedhjet e as fitorja e zgjedhjeve me mercenarë politikë, ka thënë Haziri për Periskopin.

Ka qenë një garë në mes të dy kandidatëve në Podujevë, ku kandidati i VV-së, si ish-kuadër i LDK-së, e ka marrë besimin. Por, partitë politike nuk janë ndeshur drejtpërdrejt. Në rezultatin e fundit, LDK është është partia më fortë politike atje, ka thënë ndër të tjera ai.
Për Gjilanin, vjen koha. Shihemi në zgjedhje, u përgjigjë Haziri kur u pyet nëse mund të humbas zgjedhjet si kryetar për komunën e Gjilanit.