MadeIeine Albright : Ja si na kërkoi Rugova qe Kosova të bëhet shteti i 51-të i Amerikës

LAJME


Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright përshkruan takimet me Ibrahim Ru.govën dhe zararin që kishte bërë politike amerikane, kur i kishte shtyrë liderët shqiptarë të takonin Slobodan Milošević-in. Si u ndreq pastaj ky zarar? Hollësi nga libri: Madeleine Albright «Madam Secretary: a memoir», Miramax Books, 2003.

Për të mirën e tyre, shqiptarët vendosën t’i bënin ballë paqësisht shtypjes serbe, duke kri.juar institucione paralele. Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ata ngritën me ngulm, por jo në mënyrë të dhunshme, çështjen e pavarësisë.

Qëllimi ynë ishte arritja e një zgjidhjeje përmes bisedimeve midis Milošević-it dhe shqip.tarëve, e cila do t’i siguronte krahinës një shkallë të madhe vetëqeverisjeje. Për ta arritur këtë, së pari duhej të përcaktonim bashkëbiseduesit e shqiptarëve që kishin pikëpamje të ndryshme dhe ishin të përçarë.

Ibrahim Rugova, udhëheqësi i zgjedhur i pushtetit të tyre në «hije», ishte një intelektual truphollë e i qetë, që njihej për shallet që mbante përherë në qafë dhe për namin si pacifist. Por, UÇK-ja që kishte ar.mët, nuk do të pranonte që Rugova të hynte në bisedime në emër të saj. Këtë nuk do ta dëshironin as disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, të cilëve Rugova u dukej shumë pasiv ndaj serbëve dhe shumë i ashpër ndaj mendimeve të ndryshme në partinë e vet.

Rugova kishte kundërshtuar vazhdimisht të takohej me Slobodan Milošević-in, por në maj të vi.tit 1998 pranoi të kryesonte një delegacion të vogël që do të shkonte në Beograd për të diskutuar mun.dësinë e ndërmarrjes së një procesi politik (delegacioni i Kosovës përbëhej nga: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mah.mut Bakalli, Pajazit Nushi dhe Veton Surroi – Sh.G.). Por, doli se ishte hap i gabuar. Shtypi serb e shfrytëzoi këtë rast dhe botoi fotografi të Milošević-it me Rugovën duke i buzëqeshur njëri-tjetrit. E botuar në një kohë kur po.licia serbe po plaçkiste fshatrat shqiptare, kjo fotografi e uli më shumë autoritetin e Rugovës para popullit të tij.

Kur mbaroi mbledhja, Rugova më dhuroi një gur të vogël gjysmë të çmuar nga Kosova. Një nga za.konet e çuditshme të udhëheqësit shqiptar ishte të dhuronte vazhdimisht gurë. Një ditë më parë Bill Clinton kishte marrë si dhuratë një copë kuarc gati 2.5 kilogramë. Kam njohur shumë disidentë gjatë jetës sime në Europën Li.ndore e kudo gjetkë. Zakonisht, e ndien menjëherë pasionin me të cilin kanë përqafuar kauzën e tyre. Kurse Ru.gova bënte përjashtim. Megjithëse shpesh ai të hutonte, u binda se njëra nga arsyet e forcës së tij ishte nënvlerësimi i vazhdueshëm prej të tjerëve. Njerëzit e shpërfillnin, por ai nuk dorëzohej, dhe në të vërtetë, kur ko.sovarët votuan, dhanë më shumë vota për të sesa për të tjerët.

Kur UÇK-ja ishte e f0rtë, shqiptarët nuk qenë të zotë të bisedonin me logjikë, sepse Ru.gova ishte shumë i dobët, e UÇK-ja shumë dogmatike. Guerilët po premtonin se do ta çlironin Kosovën nga Serbia pa bisedime dhe pa kompromise. Ata u zotuan gjithashtu se do të mbronin civilët në zonat që kishin «çliruar». Po kur ser.bët u hodhën në sulm, UÇK-ja ia mbathi.

Me të deri atëherë kishim pasë shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rë.nien e vazhdueshme të pozicionit të Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerje nuk e hapi gojën thuajse fare. Kur një.ri nga diplomatët tanë e pyeti Rugovën se pse ishte aq i plogësht, ai u përgjigjë: «Ky është stili im». Termi «i ndryshëm» mund të ishte shpikur shumë mirë për këtë grup, i cili përbëhej nga enigmatiku Rugova, pra.gmatiku Surroi dhe problematiku Thaçi. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik. Mungesa e gatishmërisë sonë për ta miratuar pavarësinë nuk lidhej aq me parimet, sa me vlerësimin praktik të qën.drimeve në rajon. Maqedonia dhe Greqia kundërshtonin me forcë pavarësinë e Kosovës, sepse kishin frikë se kjo mund të nxiste ambiciet separatiste të popullsive të tyre shqiptare etnike.

Edhe vende të tjera kishin pakica që ushqenin dëshira për pavarësi, si: çeçenët e Rusisë, abh.azët e Gjeorgjisë, kurdët e Turqisë dhe baskët e Spanjës. Në një vështrim më të përgjithshëm, disa europianë kishin frikë se një Kosovë e pavarur do të bëhej një vatër e nxehtë e ek.stremizmit islamik dhe krimit të organizuar. Pa mbështetjen e Europës nuk mund t’i realizonim qëllimet tona në Kosovë dhe, nga ana tjetër, po të për.krahnim pavarësinë e Kosovës, nuk do të kishim mbështetjen e Europës.