Mali i Zi u bë nga Shqiptarët në tokat Shqiptare

LAJME


Sipas të dhënave dhe artefakteve të fshehura me qëllime të caktuara ,e të cilat po dalin në shesh përditë e më tepër ,ne ishim ata që e mbollëm qytetërimin. Ne ishim ata që Evropës ia dhamë Evropën.

Shkruan: Fahri Xharra
Por, neve pushtuesit na mbollën mosbesim ,përçarje,grindje, frikë, pakënaqësi ,dyshim. Na e mbillnin vëllav. rasjen. Na mbillnin kob e zi. Pushtuesit e mbollën vd. ekjen. Ishim gjithmonë në gjendje “mbill e mos korr”. Ku mbjellnim nuk korrnim, nuk kishim mundësi t`i zinim këmbët në tokat tona se duhej gjithmonë t`i mblidhnim pIaçkat e të iknim Duhej të iknim t`i shpëtonim mas. akrave ,vd. ekjes,duhej shpëtuar diçka e kjo diçka është kjo që jemi sot .

“Deri ne historinë më të re në Mal të Zi ,shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe ur. rejtja ndër veti ,a u bë kur malazezët filluan te “sllavizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazëria shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase,dhe disa në të vërtetë a janë Shqiptar të shndërruar në malazias apo e kundërta.?

E lexova këtë pyetje me mjaft kujdes. Pyetje që nuk është vështirë t`i përgjigjesh, por duhet një qasje serioze e sinqertë dhe gjakëtoftë.
Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza).

Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë.

Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë ortodoks ) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga ata dhe ato atyre u takojnë.Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të) ai shkruante se i ka shkatërruar të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke ia vuar zjarrin kishave lokale katolike dhe dhe librave gjindeshin në to.”Ju kujtohet Shasi Ilir i 365 kishave.?

E KISHA CEKUR ZONJËN EDITH DURHAM ( SOME TRIBAL LAWS AND CUSTOMS OF THE BALKANS, LONDË,1928) SHKRUANTE SE GJATË QËNDRIMIT TË SAJ NË KËTË PJESË TE BALLKANIT( SHQIPËRI DHE MAL TË ZI F.XH.) GJATË VITIT 1913 ( PRA SHEK 20) ,NUK ISHTE E LEJUAR QË VAJZAT E DREKALOVIQËVE TË MARTOHEN ME DJEMT E KASTRATËVE “ SE JANË TË NJË GJAKU”. POR PËR KËTË MË VONË.Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit;Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga kisha e tyre ortodokse,.

Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar ortodoks ende i pa sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja,Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit.,