Më 1914 Konferenca e Londrës ua kishte dhuruar Serbisë e Malit të Zi tokat Shqiptare

LAJME


Në përfundim të L uftës së Parë Botërore me largimin e f0rcave austro-hungareze në tetor-nëntor 1918 Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë, të cilat Konferenca e Londrës e vitit 1913 ua kishte dhuruar Serbisë e Malit të Zi, u ripu’shtuan nga ushtria serbe.

Shpresat e shqiptarëve se përfundimi i lutfës dhe marrëveshjet paqësore do t’i korrigjonin vendimet e padrejta të fuqive ishin të kota, shkruan Armend Mehmeti në numrin e Kohës Ditore. Fuqitë e Mëdha jo vetëm që njohën sovranitetin e Serbisë mbi këto vise, por ata duke u nisur nga Traktati i Fshehtë i Londrës i vitit 1915 synonin ta c0pëtonin edhe më tej Shqipërinë e vitit 1913 duke iu ofruar ter’ritore shqiptare Italisë, Greqisë e Serbisë.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare pas Lutfës së Parë Botërore mbetën nën s undimin serb, tani nën emrin e ri Mbretëria serbe-kroate-sllovene, e shpaIIur më 1 dhjetor 1918 pas bashkimit të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në një shtet të përbashkët.

Por, pavarësisht krijimit të një mbretërie të re, e cila pretendonte të ishte një shtet modern i kohës, qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve nuk ndryshoi aspak. Vazhdoi politika e njëjtë serbe e persekutimit dhe d ëbimit të shqiptarëve nga viset e tyre. Në fakt Mbretëria SKS nuk i konsideronte shqiptarët as si një pakicë e tnike edhe pse e kishte nënshkruar më 10 shtator 1919 Traktatin e Sen Zhermenit për pakicat, në veçanti neni 2 theksonte: “shteti serb-kroat-slloven 0bligohet që të gjithë banorëve të saj t’u sigurojë mbrojtje të plotë dhe të përgjithshme të jetës dhe lirisë pavarësisht nga origjina, gjuha, etnia, raca apo besimi fetar”, dhe neni 7: “asnjëlloj kufizimi nuk do të kenë në përdorimin e cilësdo gjuhë nga secili qytetar i shtetit serbo-kroat-slloven qoftë në raportet private apo tregtare, të religjionit apo të shtypit e takimeve publike”, që kishin të bënin drejtpërdrejt me shqiptarët.