Mediat greke në festë! / Vendimi i parë për 2021, Greqia do të zgjerohet me 12 milje në det

LAJME


Mediat greke në festë! / Vendimi i parë për 2021, Greqia do të zgjerohet me 12 milje në det

Mediat greke shkruajnë se qeveria do i paraqesë parlamentit në fillim të vitit projektligjin për shtrirjen nga 6 në 12 milje në Jon.

“Projekt-ligji për shtrirjen e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 milje detare në Jon do t’i paraqitet parlamentit grek për një votim – në fillim të 2021. Kjo do të thotë që projektligji përkatës do të jetë i pari që do të prezantohet për diskutim dhe votim menjëherë pas rinisjes së punës së Parlamentit në 11 Janar” thuhet në shkrim.