Mehaj përforcon Ushtrinë e Kosovës me Dronë!: Rakiq e quan të papranueshme kërkesën e tij!

LAJME


Mehaj kërkon të fonde për blerjen e dronëve, Rakiq e quan të papranueshme këtë

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka kërkuar buxhet shtesë për blerjen e katër dronëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka deklaruar se kanë nevojë për 4.5 milionë euro shtesë për blerjen e këtyre dronëve që sipas tij janë të nevojshëm.

“Në bazë të analizave që kemi bërë kemi nevojë për dronë, kjo për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim. Ne kemi bërë planin e blerjes nga SHBA-të, kemi bërë kërkesë dhe kemi marrë ofertën e ku kostoja për katër dronë është 4.6 milionë dollarë apo 11.9 milionë euro.

Ne si Ministri e Mbrotjes kemi mundësi që të ofrojmë 1.5 milionë euro, nga qeveria kërkojmë 4.5 milionë euro”, ka thënë Mehaj.

Kjo kërkesë e ministrit të Mbrojtjes është ku ndërshtuar nga Goran Rakiq, ministër për Kthim dhe Komunitete, i cili e ka quajtur të papranueshme kërkesën e tij.

“Secila ministri i ka nevojat dhe kërkesat e veta, mirëpo kërkesa e Ministri të Mbrojtjes për blerjen e dr0nëve aktualisht është e papranueshme, pasi ende po lutfojmë me virusin KOVID-19, në këtë moment prioritet duhet të jetë ngritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës”, ka thënë Rakiq.

Ky propozim i Mehajt u miratua nga Qeveria dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme, njofton Klankosova.tv.