Merkel pas bisedës me Vuçiç jep super lajmin për Kosovarët

LAJME

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë kësaj të enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin diskutuan edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi

Merkel në këtë bisedë theksoi se ka mirëpritur përparimin e Serbisë në fushën e ekonomisë, si dhe përpjekjet në rrugën evropiane, duke theksuar se dialogu me Kosovën dhe sundimi i ligjit janë të një rëndësie thelbësore, transmeton gazeta ditore

Duke folur rreth bisedimeve Prishtinë-Beograd, Merkel dhe Vuçiç ranë dakord se biseda është e nevojshme, si dhe që ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore për të dy palët, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media.Këtë takim e bëri të ditur Shërbimi për Bashkëpunim me Medie në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Insajderi