“Mesazhi i Koduar” i Adem Jasharit për thirrjen e shokëve: Ju pres Krushqit e Parë në Dasmen Time

LAJME


Ky ishte mesazhi i koduar që Adem Jashari e përdori për thirrjen e shokëve jashtë vendit, për të lutfuar në Kosovë

Bashkëshortja e Abedin Rexhës, ka treguar se si Adem Jashari telefononte shokët që ishin në perëndim për t’ju bashkuar lutfës. Ajo ka treguar se ishin në Gjermani kur komandanti legjendar ka thirrur në telefon përmes bisedave të koduara.

“Ademi ka thirrë në banesën tonë sa ishim në Gjermani. Unë u lajmërova qe mos te zbulohemi. Ademi me tha: teze kam dasmë dhe ju pres ty dhe burrin tënd të parët. Ju pres krushqit e pare ne dasmën time. Menjëherë si e mbylla, I thash Abedinit dhe ai menjëherë tha cu përgatitemi edhe jemi shku te baca Fehë.

Jemi taku me familjen e Ilaz Kodres. U bë një debat dhe aty vendosi Abedini me u kthy”, ka treguar ajo.