Mesazhi i një qytetari: Ishalla ngopen politikanët tanë, çdo sekond po ikin djemtë tanë të hasretit

LAJME


Ikjet nga Kosova tani më janë bërë të përditshme, ku shumë të rinjë lënë atdheun për një jetë më të mirë në mërgim. E ky fat ishte i njejtë edhe për disa të rinjë prizrenas sot.

Ata morën rrugën e gurbetit, duke lënë Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim. Në fotot e dërguara në redaksinë e TV Prizrenit shihet se familjarët kanë dalur në stacionin e autobusëve për ti përcjellur këta të rinjë për mërgim.

E një nga familjarët ka lënë edhe një mesazh mjaft prekës. “Ishalla ngopen politikanët tanë, qdo sekond po ikin djemt tanë të hasretit”, shkruan ky qytetar./tvprizreni.net