Mesiç Kufiri Kosovë Serbi është i paprekshëm, nuk kishte arritur ta ndryshonte as Millosheviqi

LAJME


Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç në një intervistë për edicionin e DWsë në gjuhën polake, ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Mesiç ka thënë se pro*blemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej pro*blemeve që duhet zgjidhur, pasi sipas tij, është një prej prob*lemeve më kom*plekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mesiç ka kr*itikuar ndërkohë politikën e Beogradit karshi Bosnjës, pasi siç thotë ai në njërën anë serbët deklarohet se e respektojnë një Bosnje e Hercegovinë të unifikuar ndërkohë në të njëjtën kohë mbështesin politikat e Millorad Dodikut i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

Tutje ish presidenti kroat ka folur edhe për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luf*tërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

“Absolutisht. Të gjitha luftë*rat në Evropë kanë filluar për shkak të kufijve. Dhe të gjithë agr*esorët kanë gënjyer duke thënë se po tentojnë të mbrojnë min*oritetet kombëtare në vendin tjetër. Sidoqoftë ata më pas pus*htonin territore të popujve tjerë. Ata thjesht kanë gë*njyer”, ka thënë Mesiç.

Teksa ka folur për regjimin e Sllobodan Millosheviqit, Mesiç ka thënë se presidenti fa*mëkeq dëshironte një Serbi të Madhe etnikisht të pastër.

Por ish presidenti kroat thotë se Millosheviq edhe përkundër ushtrisë së fuqishme që kishte nuk kishte mundur të ndryshonte asnjë milimetër kufijtë në mes të republikave të ish Jugosllavisë dhe provincave.

“Pra kur Millosheviqi me ushtrinë e tij të fuqishme nuk arriti t’i ndryshonte kufijtë, askush nuk mund t’i ndryshojë ata as tani”, ka potencuar Mesiç transmeton Gazeta Express.