Meta pret Enver Hoxhajn në Tiranë: Kosovën dhe shqiptarinë i presin sfida të reja në vitin e ri, të jemi në unitet

LAJME


HomeLajmeAktualitetMeta pret Enver Hoxhajn në Tiranë: Kosovën dhe shqiptarinë i presin sfida të reja në vitin e ri, të jemi në unitet

Meta pret Enver Hoxhajn në Tiranë: Kosovën dhe shqiptarinë i presin sfida të reja në vitin e ri, të jemi në unitet. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e PDK-së Enver Hoxhajn.

Meta shprehet se ishte kënaqësi që të priste në takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Mëtej, Meta nënvizon se Kosovën dhe shqiptarinë e presin sfida gjatë 2021, ndaj duhet që të jemi në unitet.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen.

Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane.