Mijëra ushtarë amerikanë “pushtojnë” Shqipërinë

LAJME


Gjatë muajve maj dhe qershor NATO është përgatitur të zhvillojë një mori stërvitjesh të mëdha në rajonin e Europës Jug-lindore duke bërë që edhe në vendint tonë të zbarkojnë mijëra ushtarë amerikanë.

Stërvitjet, në të cilën janë parashikuar të angazhohen 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së madhe, ku pritet që në Shqipëri të zbarkojnë 3100 ushtarë amerikanë me të gjitha pajisjet e tyre ushtarake. Po ashtu pritet që të zbarkojnë 10 anije si edhe blinda, helikopterë, sisteme raketore, etj.