Ministri grek, Dendias:“Me 10.000 kilometra katrorë po zgjerojmë territorin grek

LAJME


Është hera e parë që Parlamenti grek thirret për të votuar rritjen e territorit mbi të cilin ka sovranitet kombëtar, që nga viti 1947. Qeveria i propozon Parlamentit ushtrimin e të drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë, për të zgjeruar ujërat tona territoriale në rajonin e detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ky proces do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë. Pra, është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, t’i propozoj këtë projektligj Parlamentit”- është shprehur Dendias.