Ministri i Jashtëm grek në Beograd/ Bisedime për Kosovën e Shqipërinë

LAJME


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, zhvilloi një takim në Beograd, ku ndër të tjera foli dhe për m arrëdhhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën.

Vetëm disa orë pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani, ne kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm të Qipros dhe Serbisë në Beograd, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dhendias, ka deklaruar mes të tjerash se pjesë e bisedimeve me homologun serb, kanë qenë, përveç zhvillimeve të tjera në rajon, edhe m arrëdhhëniet e Serbisë me Kosovën.

“AnaIizuam zhvillimet në të gjithë rajonin dhe unë shënova vërejtjet tuaja, me shumë interes për Kosovën. Më vjen keq që bisedimet me qeverinë e re nuk kanë filluar. Ne jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar, në çdo mënyrë që të mundemi, për të zgjidhur këtë çështje jashtëzakonisht të vështirë,duke njohur plotësisht sensivitetin serb”, u shpreh ministri i Jashtëm grek.

Më pas, në takimin tre palësh, Nikos Dhendias ka falenderuar homologun serb, Nikola Selakovic i cili ka deklaruar se mirëpriti marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë, në lidhje me mënyrën e zgjidhjes së çështjes së pëcrcaktimit të zonave detare përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar.