Ministri i Jashtëm serb: “Dëshirojmë kompromis me Kosovën”

LAJME


Thelbi i qëndrimit të Beogradit në çështjen e marrëdhënieve me Prishtinën është se një k0mpromis është i domosdoshëm, i cili nënkupton një qasje serioze, kështu që asnjëra palë nuk do të merrte gjithçka, por që të dyja do të merrnin mjaftueshëm, tha ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq në Berlin.

Selakoviq tha se për këtë çështje, thelbi i pozitës së Serbisë është ajo që presidenti Aleksandar Vuçiq e ka thënë gjithmonë, dhe kjo, sipas tij, është një zgjidhje k0mpromisi, por që nuk do të thotë që njëra palë të marrë gjithçka dhe tjetra asgjë.