Ministri i Jashtëm turk, Çavusoglu: Mos harroni se ne ishim pranë jush kur të gjithë u kishin kthyer shpinën

LAJME


Ministri i Jashtëm Cavusoglu i bëri të ditur ministrit të Jashtëm iranian Zarif se deklaratat që synojnë Presidentin Erdogan janë të papranueshme.

Ministri Çavusoglu vuri në dukje homologut të tij iranian se poezia kishte të bënte me Karabakun dhe se Turqia dhe Presidenti Erdogan në fjalimin e tij nuk aluduan në Iranin.

Shefi i diplomacisë turke rikujtoi se Turqia qëndroi pranë Iranit gjatë periudhave më të vështira – kur të gjithë i kishin kthyer shpinën – dhe se harresa e këtij fakti rrit shkallën e hzgënjimit nga deklaratat e rënda të bëra nga Irani.