Ministri Serb: Ushtria e Kosovës gjithnjë e më e fortë, ta furnizojmë Ushtrinë tonë, do kemi pasoja!

LAJME


Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, njoftoi sot pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Serbi, se vëmendje e veçantë i ishte kushtuar situatës aktuale në Kosovë, të cilën ai e vlerësoi si gjithnjë e më komplekse, ndërsa tha se bashkë me KFOR-in “do ta mbr0jmë popullin serb”.

Sipas tij, “situata në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar” dhe se “ka situata të reja”. Stefanoviq theksoi se nevojat dhe investimet në forcat e sigurisë ushtri, polici dhe shërbimin sekret u diskutuan gjithashtu.