“MORNING POST” (1912) PËR TRADITAT DHE ZAKONET E MIRDITORËVE

LAJME


Gazeta franceze, “Le Radical”, të enjten e 8 gushtit 1912, ka botuar në faqen e tretë shkrimin e medias britanike, “Morning Post”, mbi traditat dhe zakonet shqiptare, në të cilin hasim trajtimin e temave, si: përdorimi i amrëve, mikpritja, rrespekti për gruan apo rritja (edukimi) i fëmijëve. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Nuk ka asgjë moderne te shqiptarët përveç amrëve të tyre, të cilat janë të shkëlqyera sepse në këtë fushë ata janë njohës të vërtetë. Ceremonia vjetore e bekimit të p ushkëve, në fisin e mirditorëve, është shumë mbresëlënëse. Një fis shqiptar drejtohet në mënyrë arbitrare nga një udhëheqës, i cili ka të drejtën të v endosë për jetën dhe v dekjen e anëtarëve të këtij fisi.

F rika është një ves i panjohur te shqiptarët sepse, që nga lindja, ata kanë jetuar në një atmosferë lutfimi dhe p ërleshjet e tyre me fqinjët janë më të shpeshta se ndeshjet e futbollit në Angli.Ushqimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata janë shumë mikpritës.

Burrat, në përgjithësi, janë të mëdhenj, dhe sytë e tyre janë jashtëzakonisht të gjallë; gratë, me një karakter më të butë, kanë një shprehje të thellë; durimi dhe butësia e nënës shqiptare për fëmijët e saj nuk mund të tejkalohet.Ajo nuk keqtrajtohet, sepse personi i saj është i shenjtë për gjininë dominuese. Shqiptari e shfryn zemërimin e tij mbi amrikun dhe nëse h arron e g odet një grua, ai do të dëb0het nga fisi.

Për një fjalë p ërbuzëse apo një p oshtërim disi të d hunshëm, ai duhet të japë llogari përpara pleqve, dhe nëse familja e gruas e merr vesh, kjo mund t’i k ushtojë jetën.Nëna shqiptare zbaton të njëjtin kujdes, me të cilin është rritur, për fëmijët e saj. G oditja e një f ëmije k onsiderohet një m ëkat m onstruoz, dhe mohimi i diçkaje, derisa ai të arrijë moshën e arsyes, nuk shihet me sy të mirë.Ky trajtim njerëzor nuk duket se e llaston (përkëdhel) të riun shqiptar. Ai rrallëherë b ërtet, dhe kërkesat e tij janë të thjeshta.B eteja e tij e parë është dita e madhe që ai pret dhe për të cilën përgatitet sa më shpejt që të jetë i aftë të mbajë një p ushkë”. /Darsiani/Nga: Aurenc Bebja