Moska dhe Beogradi duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe Kosovën, ja lajmin e frikshëm kush e jep?

LAJME


Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokati Spartak Ngjela akuzon Moskën dhe Beogradin se kërkojnë të destabilizojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Në një status në “Facebook”, Ngjela shkruan se këta pushtues që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër.

Sipas tij, nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai bën thirrje që forca e ligjit t’u tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

STATUSI I NGJELËS:

Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës. Nëse do t’i qajë Putini këta të korruptuar, le të fillojë të qajë që tani.