Në prag lufte Rusi-Ukrainë, në ‘lojë’ futet edhe Merkeli

LAJME


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i t rupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tesni0neve në rajon. Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e a rmatosura në zonë, duke rritur s hqetësimet e vendeve perëndimore. Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të “ndalojë prov0kimet”.