Një organizatori rus i tha Majlindës: Këtu në Rusi nuk do të përmendet kurrë Kosova! Ja çfarë ngjau pastaj

LAJME


Majlinda Kelmendi është krenaria e kombit shqiptar, kampionja aktuale olimpike në kategorinë -52 kilogram, padyshim që synon edhe medaljen tjetër të artë në vitin 2021 në Lojërat Olimpike në Tokio.

Xhudistja pejane, me zemër të luaneshës, është emri më i madh që njeh bota sportive shqiptare.

Do ta kujtojmë një moment dramatik të saj pikërisht me 26 gusht të vitit 2014, kur fitoi titullin e dytë rresht të kampiones së botës dhe e trazoi Rusinë!

Kampionati Botëror mbahej në Çeliabinsk të Rusisë, ndërsa Majlinda në gjysmëfinale e kishte gjunjëzuar rusen e njohur Natalia Kuziutina. Atëkohë, një nga organizatorët rus i kishte thonë: “Këtu është Rusi, nuk guxon kurrë me përmendur Kosovën”.

Cili ishte reagimi i trajnerit më të mirë shqiptar, selektori të Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka?

“Në vendin ku bëhet testimi i kimonove kemi pas një provokim, i cili për pak sa nuk ka kaluar në skandal.

Një organizator iu është drejtuar Majlindës, se këtu në Rusi nuk do të përmendet kurrë Kosova. E, pastaj reagimi ishte i menjëhershëm nga ana ime.

Ai, Majlindës i ka thënë kur e ka takuar vetëm dhe atë para garave (të martën)”, ka deklaruar Kuka me 27 gusht të vitit 2014 për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cili ka qenë reagimi juaj?

“Shkova ta sqaroj me një tonë pak më serioz te ai personi dhe mandej ai e kuptoj atë, asnjë milimetër nuk guxon t’i provokoj garuesit e mija”, përgjigjet ai.

Natalia Kuziutina pëson humbje në gjysmëfinale! ”Humbja e garueses së tyre ka reflektuar në një dëshpërim dhe atë shumë të madh, kemi pas presion të madh, por nuk kanë mundur të na thyejnë në asnjë moment vetëbesimin”. Krejt në fund, Majlinda me sukseset e saja, bëri të lumtur kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët!