Një politikane për vendin dhe popullin e saj! / Merkel: Puna ime është t’i shërbej popullit, unë s’jam modele

LAJME


Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë e vendit që eksporton 1500 miliardë euro çdo vit, nuk jeton në ndonjë pallat, rrethuar me shërbëtorë.

Ka një apartament me qira në Berlin, ku jeton me të shoqin. Paguan çdo muaj faturat e dritave, ujit, telefonit, internetit, tv dhe abonimet e gazetave. Bën pazar në markatë dhe supermarket. Nuk ka një makinë luksi dhe as veshje të shtrenjta.

Eshte shkencëtare që flet disa gjuhë dhe që drejton qeverinë e ekonomisë së tretë të botës, ka mbetur e thjeshtë, me këmbë në tokë dhe bën jetë fare modeste.