“Nuk I Japim Tokat E Car Dushanit”

LAJME


Derisa nëpër media po publikohen ‘non-papers’ me origjina të ndryshme që në përmbajtje po japin propozime për zgjidhjen e probIemeve midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve, Serbia po i shpreh dëshirat e saj me grafite, shkruan Gazeta Metro.

Në Beograd duket se dikush kishte shfaqur talentin e tij duke vizatuar flamurin e Serbisë brenda hartave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk i japim tokat e Car Dushanit”, thotë mbishkrimi që është bashkangjitur në këto grafite që vënë në pah hobit e serbëve që po dalin të jenë, vizatimi, hartat e Gjeografia.

“Këto janë toka serbe”, thotë mbishkrimi tjetër që iu është bashkangjitur këtyre grafiteve brenda të cilave janë shfaqur simboIe të ndryshme që i mban në vete flamuri serb.

‘Non-papers’ të pubIikuara së fundmi. Njëra e raportuar si me burim Slloveninë dhe tjetra si alternativë frank0-gjermane për marrëveshjen Kosovë – Serbi kanë ngjallur reagime të mëdha tek shtetet e rajonit.

Sllovenia, Gjermania dhe Franca kanë mohuar të jenë burimi i këtyre ‘non-papers’, ndërsa Serbisë duket se këto të fundit i lëvërdisnin.

Kosova është ftuar të rifillojë bisedimet me Serbinë më 11 maj në Bruksel, por kjo ftesë është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me arsyetimin se nuk është lajmëruar paraprakisht.

Mbetet të shihet se kur do të rifillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, e deri atëherë, sigurisht në Beograd serbët do të shfaqin talentet dhe do t’i ushtrojnë hobit e tyre me harta e Gjeografi.