Nxehet” Milaim Zeka: Premtimi më i koti i kësaj fushate është i Albin Kurtit

LAJME


Njohësi i çështjeve politike në vend, Milaim Zeka, thotë se fushata elektorale nga subjektet politike, nuk është se ka ndryshuar nga ato të disa vjetëve më parë. Sipas tij, edhe përgjatë këtyre ditëve në fushatë nuk ka pasur ndonjë risi.

“Në fushatë nuk po shoh ndonjë risi, është një anarki e thellë totale. Jam shumë pesimist se do të ketë ndryshime. Janë njësoj, s’ka kurrëfarë dallimesh. Retorika e Albinit është njësoj…hajna, kriminelë e kështu njësoj”, ka thënë Milaim Zeka. Zeka konsideron se është shqetësues fakti se si asnjëra nga partitë politike nuk i ka dhënë rëndësi pandemisë, me të cilën po përballet e gjithë bota.

“Është shqetësuese se si asnjëra nga partitë politike nuk po i jep rëndësi problemit global që është Covidi-19, unë mendoj që pas kësaj do të futemi në kolaps si shtet”, ka thënë Zeka. Sipas tij janë bërë premtime të ndryshme elektorale, e që shumë prej tyre janë absurde.

“Premtimi më i kot është premtimi i Albin Kurtit, i cili nuk thotë se do ta forcojmë drejtësinë, ne do të bëjmë reforma në drejtësi, por thotë hajnat në burg. Ky duhet me i tregu se me çfarë mekanizmash ka me i dërgu hajnat në burg e që për mu ky ka qenë premtimi më i kotë i këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zeka.Zeka nuk ka lënë pa përmendur edhe përplasjet e antarëve të VV-së në KQZ, me Valdete Deken.

“Gjendja më e rëndë që ka ndodh në këto zgjedhje është sulmi nga ana e Vetëvendosjes që po i bëhet kryetares së KQZ-së, mënyra e sjelljes së anëtarëve të KQZ-së që po i bëhet është bizare, është frikësuese. Tash edhe manipulimet që gjoja po ua kërkojnë diaspores testin PCR, unë kam qenë para dy jave në Suedi para dy jave dhe kur kam ardh në Kosovë është desht me pas testin me veti, gjë e cila nuk po shkon në mënyrën e duhur”, shtoi ai.