Pas hapjes së Ambasadës në Jerusalem: Vendet Muslimane e kundërshtojnë me tërheqjen e njohjes së Kosovës

LAJME


Shumë vende kanë reaguar pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mes tyre është edhe Turqia. Mediat serbe shkruajnë se pritet që për shkak të hapjes së ambasadës së Prishtinës në Jerusalem, nga Turqia pritet që të ketë reagime negative.

Sipas Milovan Drecun, kryetar i Komitetit për Kosovën në Parlamentin serb, Turqia, si shteti që ka mbështetur fuqishëm formimin e ushtrisë së Kosovës mund t’i kundërpërgjigjet pikërisht aty. Ndër të tjera bëhet me dije se Drecun ka thënë se në lidhje me këtë vendim pritet që shumë vende të shqyrtojnë tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.Ai ka thënë se edhe disa shtete myslimane mund ta shqyrtojnë tërheqin e njohjeve ndaj Kosovës.