Pas kërcvnimit nga serbët, flet Marin Mema: U dogji se dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze

LAJME


Dokumentari i gazetarit shqiptar Marin Mema dhe historianit Florent Hasani, “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Politikanë, historianë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në Serbi kanë reaguar ashëpr duke e quajtur “pro pagandë” dokumentarin e Marin Memës. Gazetari i njohur në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se dokumentari i tij flet për objektet e kultit që ndodhen në Kosovë e që sot janë uzu rpuar nga serbët.

“Dihet se ato objekte e kanë gjenezën e tyre u përkasin shqiptarëve. Këtë e thonë edhe dokumentet e shumta edhe të autorëve të huaj”, tha ai, përcjell Telegrafi. Mema thotë se sIIavët kanë arritur të mani pulojnë gjërat dhe këto objekte sot para opinionit ndërkombëtarë i konsiderojnë si të tyre.

Autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare” thotë se dokumentari në fjalë u dhemb serbëve pasi ai është ndërtuar mbi dëshmitë e historianëve të respektuar dhe dokumenteve të pakontestuara. “Ne po tregojmë të vërtetën.

Këto janë të dhëna të vërtet dhe gjithkush nëse hulumton e sheh të vërtetën. Dokumentet thonë se Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit apo Manastiri i Graçanicës kanë rrënjë iliro-arbërore dhe janë ndërtuar 800 vite para se sIIavët të pranonin krishterimin”.

Mema thotë se për sllavët është më e vështirë që dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze. “Sllavët janë mësuar ta bëjnë historinë ashtu siç duan. Kjo është arsyeja pse ata kanë reaguar aq maisvisht”. Mema thotë se për fat të k eq nuk ka pasur reagime nga institucionet shqiptare në Kosovë apo Shqipëri pas reagimeve maisve nga pala serbe.