Pas paralajmërimit nga Rusia, kthehen mbrapsht luftanijet amerikane drejtuar Ukrainës

LAJME


Lutfanijet amerikane që kishin nisur në formacion drejt Ukrainës nga Deti i Zi kanë ndryshuar kurs pasi Rusia paralajmëroi ushtrinë e Joe Biden të mos përfshihet në rajon “për të mirën e tyre”.

Burimet diplomatike thanë se kalimi i luftanijeve amerikane në ngushticën e Bosforit që duhet të kryej dje nuk ka ndodhur, raporton britanikja “TheSun”. Agjencia shtetërore turke Anadolu tha se dy dislokimet ushtarake të parashikuara ishin anulluar dhe se nuk ka njoftime për një tjetër orar zhvillimesh.