Pas vërshimeve, shqiptarët u shkojnë në ndihmë gjermanëve: “Na ndihmuan në luftë!”

LAJME


Lulzim Hajdaraj, bashkë me vëllain e tij, Gëzimin, udhëtuan nga Këlni drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë për t’iu dalë në ndihmë personave që u dëmtuan jashtëzakonisht nga përmbytjet që kanë përfshirë Evropën.

“Atje pamë që njerëzit ishin të frustruar dhe të habitur se si ekzistenca e tyre brenda një kohe aq të shkurtër kishte humbur tërësisht, qyteti ishte rrënuar pothuajse i tëri”, tha Hajdaraj në Facebook.

“Ne shkuam sadopak që t’u dalim në ndihmë atyre njerëzve që në kohën e vështirë që ne e përjetuam në lutfë na ndihmuan dhe vazhduan të na ndihmojnë edhe sot”.