Për kë ishte ky mesazh? India realizon paradë spektakolare ushtarake

LAJME


Forcat ajrore dhe ato të mbrojtjes së Indisë kryen dje një paradë spektakolare në qyetin jugor të Bangalore. Edicioni i 13-të i eventit bienal ndërkombëtar u hap nga ministri indian i mbrojtjes Rajnath Singh. Në të morën pjesë më shumë se 500 mjete ajrore duke përfshirë dhe nga vende të huaja aleate.

Surya Kiran, grupi akrobatik ajror indian realizoi një spektakël të vërtetë me gjuajtësit Sarang e Rafale, këta të fundit blerja më prestigjoze e ushtrisë së New Delhi nga Franca. Në fluturimet e integruara morën pjesë jguajtës stërvitorë 9 BAE Hawk Mk132 dhe helikopterë të avancuar të ushtrisë. Publiku ishte i kufizuar prej rregullave të padnemisë.