Përkrahje Miqësore e NATO-s dhe BE-së për Bazën Ushtarake së Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicë

LAJME


Kodra e Cërrnushës në Mitrovicë, nga e cila shihen katër komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon, tashmë i takon Ushtrisë së Kosovës (FSK) në të cilën pritet të ndërtohet një bazë ushtarake për kryerjen e ushtrimeve dhe të gjitha stërvitjet ushtarake.

Vendimi u mor ditë më parë gjatë një seance të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli.

Dugolli ka thwnw se në kodrën e Cërrnushës pjesëtarë të FSK-së kanë kryer ushtrime ushtarake edhe në të kaluarën mirëpo për ta legjitimuar pronën, siç tha ai, ata kanë bërë një kërkesë në Komunën e Mitrovicës për të arritur një marrëveshje.

Sipas tij, nga marrëveshja e arritur ata janë më të lirë që të investojnë dhe ndoshta në një të ardhme të ndërtojnë edhe ndonjë k azermë ushtarake ose objekte të përhershme për ushtrinë.

“Faktikisht ai l0kacion aty është shfrytëzuar edhe më herët prej regjimentit të FSK-së i cili është në Mitrovicë, e i cili është shfrytëzuar si poligon stërvitje. Mirëpo nuk kemi pas ndonjë marrëveshje apo dokument e cila dëshmonte se ajo pjesë na takon ne, dhe për këtë arsye nga FSK-ja është bërë një analizë e hollësishme dhe kemi ardhur në përfundim se duhet bashkëpunuar me Komunën e Mitrovicës për të legjitimuar në një farë forme edhe marrëveshjen për shfrytëzim të asaj pjese për nevojat tona aty”, ka thënë zëvendësministri Dugolli.VAZHDONI KETU PER LAJMIN E PLOTE