Planeti 21 vite dritë larg, mund të na pasurojë të gjithëve

LAJME


Hulumtuesit kanë zbuluar një planet unik, që ata thonë se mund të jetë një klasë e re e eksoplanetit.
Zyrtarisht i njohur si HD219134 b. planeti është 21 vjet dritë larg prej nesh në konstelacionin Cassiopeia, transmeton lajmi.net.

Astronomët thonë se ndryshe nga Toka, ky planet ka të ngjarë që të mos ketë bërthamë të hekurit, por është e pasur me kalcium dhe alumin, gjë që e bën atë tepër të pasur me gurë të çmuar.

Me një masë pothuajse pesë herë më të madhe se ajo e Tokës, planeti quhet “super-Tokë” dhe orbiton yllin e saj me një vit që zgjatë vetëm tre ditë.

Hulumtuesit supozojnë se planeti mund t’i bëjë të pasur të gjithë banorët e Tokës, me sasinë e rubinit dhe safirit që posedon. /Lajmi.net/