Po të kishte mustaqe Milaim Zeka do të dukej si Miladin Popoviçi!

LAJME


Si e kam njohur Milaim Zekën në Korçë në 1983

Në 1983 Milaim Zeka u bë i njohur në Shqipëri si djali kosovar, siç u tha për të në atë kohë, që i dhuroi Enver Hoxhës 75 karafila të kuq me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Me këtë rast Milaimin e shëtitën nëpër Shqipëri për pr0pagandë si ariun e ciganëve, them kështu meqënëse Goran Bregoviçi për të cilin Milaimi erdhi tani në Korçë ka muzikë me motive cigane.

Në 1983 Milaimin e sollën edhe në vendlindjen time në Korçë ku vizitoi edhe shtëpinë-muzeum në të cilën kishte banuar Enver Hoxha kur kishte qenë mësues në Liceun e Korçës. Unë në atë kohë isha gjimnazist. Edhe ne na shpunë në mënyrë të organizuar që të vizitonim këtë shtëpi.

Kur hymë në oborr dëgjuam br1tma nga një zë burri që vinin nga brenda shtëpisë, një gjë e papritur kjo sepse atje gjithmonë mbretëronte heshtja dhe nuk dëgjohej asgjë veç zërit të ciceronit. Dikush na tha se po bërtiste ai kosovari që i dha karafilat Enver Hoxhës.

Postimi plote: