Politikani serb ngrenë alarmin në Serbi: Vuçiç po dorëzohet

LAJME


Kryetari i Partisë popullore (NS) të Serbisë Vuk Jeremiq i ka bërë ftesë kryetarit të Serbisë Alkesandar Vuçiq që t’u thotë qytetarëve se çfarë fiton Serbia me dorëzimin e nesërm të sistemit elektroenergjetik në Veri të Kosovës sistemit të përbashkët të “Kosovës së vetëshpallur dhe Shqipërisë”.

“Çfarë morëm duke i dorëzuar Prishtinës numrin e telefonit ndërkombëtar? Çfarë morëm duke dorëzuar gjykatat dhe sistemin shëndetësor tek autoritetet e Prishtinës dhe duke tërhequr strukturat e sigurisë së Serbisë nga veriu i Kosmetit? Vuçiqi dorëzoi të gjitha ato në shtatë vitet e gjysmë të fundit, ndërsa që nga e hëna sistemi i energjisë elektrike në veri nuk do të jetë më pjesë e Elektroekonomisë së Serbisë“, ka thënë Jeremiq në një deklaratë me shkrim, transmeton “Danas“.