Popullata në Mal Te Zi kërkojnë që Abazoviqi të merr postin e “KRYEMINISTRIT”

LAJME


Imazhi i politikanit shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, po shkon duke u f0rcuar në Mal të Zi. Dhe kësaj po i ndihmon edhe rënia e autoritetit të kryeministrit aktual, Zdravko Krivokapiq.

Drejtori i Shoqërisë për K ërkime dhe Teori Politike në Podgoricë, Vladimir Paviçeviq, vlerëson se është koha që kryetar i Qeverisë së Malit të Zi të jetë Abazoviqi, që aktualisht është zv.kryeministër.

Paviçeviq në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se Krivokapiq që nga marrja e mandatit në shumë paraqitje ka treguar dez0rientim në politikën logjike.

Së fundi, ai e ka k ritikuar kryeministrin edhe për rastin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, një politikan proserb, i cili vuri në d yshim gjjen0cidin në Srebrenicë. Krivokapiq ia ka kërkuar ministrit d0rëheqjen dhe pasi nuk e ka marrë atë, e ka iniciuar procedurën për s hkarkim në Kuvend.

Sipas Paviçeviqit, kryeministri Krivokapiq ka treguar d0bësi të mëdha.

“Fjala kyç për të definuar veprimtarinë e tij në këta katër muaj është paaftësia dhe k rizat që vijnë nga kjo paaftësi”, ka thënë Paviçeviq. Ai thotë se kryeministri ka mbetur pa asnjë pikë autoriteti, pa peshë politike dhe se kjo k rizë mund të përfundonte me largimin e tij.

“Krivokapiq të tërhiqet dhe vendin e tij në qeveri ta zë Abazoviq, i cili megjithatë ka treguar njëfarë peshe, vendosmëri e gjendshmëri dhe kështu të normaIizohej situata politike në Mal ltë Zi”, ka thënë Paviçeviq.

Abazoviq është lider i iniciativës URA dhe në Kuvendin e Malit të Zi përfaqësohet me katër deputetë. Është në koalicion me partinë e kryeministrin Krivokapiq dhe një tjetër.