Presidenti Austriak drejtuar Presidentit Serb: Pavarsia e Kosovës të pranohet, Serbia rradhën në BE

LAJME


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Van der Belen. Gjatë këtij takimi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar homologut të tij austriak, Van der Belen, që Austria pavarësisht se e njeh dhe e përkrah Kosovën si shtet, të mos ‘ngutet’ në vendimin ë saj për anëtarësimin e Kosovës në lNTERPOL dhe themelimin e ushtrisë deri në një marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Mirëpo, presidenti austriak Van der Belen, ia ka rikujtuar Vuçiqit se kushti kryesor i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian është zgjidhja e problemit me Kosovës, përcjell lajmi.net. Siç shkruajnë mediat serbe, pas këtij takimi Vuçiq ka deklaruar se ky kusht i BE-së për Serbinë tashmë nuk është më një risi.

“Nëse Beogradi dhe Prishtina i zgjidhin probIemet e tyre, ky është një nga kushtet që Serbia të bëhet anëtare e BE-së. Nëse e arrijmë këtë pavarësisht vullnetit që ne e tregojmë si një zgjidhje kompromisi, askush nuk mund ta garantojë atë, por ne do të përpiqemi të Iuftojmë për një zgjidhje kompromisi”, shpjegoi Vuçiq./Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive

Ai shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme të flasë dhe të ketë një dialog të hapur mbi çështjet kyçe dhe se “është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi, por jo Serbia të dal humbëse në këtë kompromis”. Këto komente u bën pas takimi që u zhvillua në Austri./Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive