Profesori amerikan jep deklaratën e fortë: “Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet të dielën në Kosovë”

LAJME


Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e reja. Ben-Meir ka thënë se populli ka aspirata për ndryshim në Kosovë.

“Bazuar në informacionin që kemi dhe duke marrë parasysh aspiratën e popullit për ndryshim, unë mendoj se Vetëvendosje mund të mbledhë shumicën e votave”, është shprehur eksperti amerikan.