Profesori i Oksfordit drejtuar Albin Kurtit: “E ke përkrahjen e Europës dhe Amerikës në dialog me Serbinë”

LAJME


Eksperti i politikës dhe mar rëdh ënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, e ka quajtur “ të jashtëzakonshme” fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Profesori ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë. Caplan ka thënë se kandidati për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti, ka një mundësi për të filluar një dialog të ri me Serbinë.

“Kurti kurrë nuk i ka dhënë rëndësi dialogut Prishtinë-Beograd. Sidoqoftë, serbët e Kosovës janë aq të lidhur ngushtë me Beogradin sa nuk ka kuptim të përqendrohemi vetëm tek ata. Kurti e ka një mundësi për të filluar një dialog të ri me Beogradin dhe do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe administratës së Biden nëse ai vendos ta bëjë këtë”, ka thënë për “Bota sot” profesori i mar rëd hënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan.