Profesori universitar lëshon alarmin e sigurisë: “Vuçiç po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë!”

LAJME


“Vendimi ynë është i qartë dhe i fortë si mur, do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi. Nuk ka tërheqje. Dorëzimi nuk është opsion. Rroftë Serbia!”. Kjo deklaratë e presidentit të Serbisë pas aksonit të Policisë së Kosovës në Veri, ka nxitur reagimin e profesorit universitar, Milazim Krasniqi. Sipas Krasniqit, kjo deklaratë është sinjal i qartë që Vuçiq po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

“Nga teksti i tij në Instagram dhe nga fjala e tij para ushtrisë e xhandramerisë në KraIevë, është e qartë që Vuçiqi po planifikon ndërhyrje ushtarake në Kosovë. A për targa, a për smoka a për ndonjë tjetër pretekst, mbetet të shihet. Por, plani është i qartë”, ka shkruar Krasniqi në facebook.