Pse Edi Rama veshi antiplumb gjatë vizitës në Kosovë

LAJME


Rama shkoi në Prishtinë takoi presidentin, kryeministrin dhe politikanët kryesorë atje në lidhje me ngritjen e akuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi është e qartë se ai shkoi për interes të tij dhe vetëm të tij.

Ai u shfaq madje i veshur me jelek ant1plumb. Duke qenë se Rama ka për aktivitet themelor politik vetëm përdorimin e propagandës dhe të kurtheve propagandistike për të mbetur i pranueshëm apo për të ruajtur një mbështetje të caktuar publike ai sigurisht që e ka veshur edhe jelekun ant1plumb në funksion të këtyre kurtheve.

Duke qenë një moment i keq për Ramën, duke qenë se ai po perceptohet gjithnjë e më shumë si një njeri që nuk ka asnjë ndjeshmëri për tokat e kombit, për bashkëkombasit tanë, për gjakun, varret apo kujtimet e të rënëve në dekada apo shekuj, ai përdori këtë truk për tu shfaqur si njeri që i rreizkohet jeta.

Pra Rama na qenka apo është një njeri që armiqtë e Shqipësisë apo shqiptarisë duan ta vrasin. Pra Rama qenka një patriot i madh që i paska prishur punë armiqve të shqiptarisë dhe ata duan ta vrasin. Kjo është përrallë.Të paktën në sjelljen e vet publike si kryeministër dhe si politikan Rama nuk ka shfaqur kurrë ndonjë gjë që do ta bënte Serbinë apo çdo vend brenda të cilit ka njeërz apo interesa kundërshqiptatre të ndjehejn keq dhe e rrezikuar.

Nese rrezikohej dikush ai do të ishte Veseli që vjen nga lvfta, Haradinaj që ka qenë komandant në lvftë, Limaj që ka qenë koma ndant në lvftë, Mustafa si ish kryeministër, Hoti si kryeministër, Thaçi si president, Kurti si ish kryeministër dhe cdo politikan tjetër i Kosovës.Të rre zikuar sidomos do të ishin të gjithë ata që kanë lvftuar me armë për lirinë. Rama do të ishte i fundit të fundit të fundit. Përderisa asnjë politikan kosovar nuk u pa me jelek ant1plumb atëherë pse Rama qenka i rrez1kuar?

A rrez1kon Rama prej kr1mit dhe maf1es. Duket e vështirë. Ai nuk ka bërë ndonjë lvftë ndaj krimit të oroganizuar apo maf1es që do ta rendsite tek të rrezikuarit si për shembull gjenerali Della Chiesa, prokurori Falcone apo gjyqtari Borselino. Shkurt, ka shumë gjasa që Rama e veshi vetë me qëllim jelekun dhe e bëri atë madje shumë të dukshëm. Patriotizmi strehon shumekend ne dite te keqija.