Pse Ibrahim Rugova nuk shkoi në Prekaz?

LAJME


Ish- Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova asnjëherë gjatë jetës së tij nuk e kishte vizituar kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.Njëri nga njerëzit më të afërt të Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për KALLXO.com tha se Rugova ishte përgatitur për të shkuar në Prekaz, por në fund kishte dështuar. Ai nuk ka pranuar të jap shpjegime të mëtutjeshme, por thotë se Rugova e ka dekoruar me “Urd hrin e Heroit”, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

“E di që ka qenë një përgatitje për të shkuar në Prekaz, por nuk ka shkuar. Ka disa shpjegime në të cilat nuk dua të jap vlerësimin tim. Ibrahim Rugova e ka dekoruar Adem Jasharin me urd hrin e heroit. Unë e kam përcjellë atë dekoratë dhe familja Jashari e ka pranuar atë dhe e ka në sirtarin e saj. Unë e di që e ka pasur respektin e plotë për Adem Jasharin”, tha gjatë intervistës Fatmir Sejdiu.