Pse nuk mori pjesë në Vlorë, ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Dedë Gjon Luli

LAJME


Një portret i vogel per të madhin atdhetar Dedë Gjon Luli, udheheqes i kryengritjes antiotomane të vitit 1911

Të shkruash për Dedë Gjon Lulin do të thotë të marrësh mbi vete një barrë të rëndë sa vetë historia e shqiptarisë ndër shekuj, në luftërat për liri, identitet e pavarësi, ku padyshim flamurin e kësaj epopeje, sa tragjike, aq të lavdishme e mban treva simbol që e lindi dhe e rriti Dedë Gjon Lulin, Hoti dhe Malësia e Madhe.

Dedë Gjon Luli është jo vetëm pjesë e historisë së gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe e fillimit të shekullit 20-të, por mbi të gjitha është udhëheqësi dhe simboli i palëkundur i të gjithë Malesisë e Shqipërisë Veriore e më gjerë në të gjitha betejat ku jeta ishte një hiç para idealit të lirisë e të drejtave kombëtare, si dhe në “tryezat” diplomatike, ku me pendë e mendje projektohej Shqipëria e lirë e sovrane.

Jeta dhe vepra e Dedë Gjon Lulit është aq e madhe, sa as dje dhe sot, por edhe as nesër nuk do të kenë kuptim Malësia e Madhe dhe historia e saj, pa trimin e të urtin, legjendarin e heroin e popullit Dedë Gjon Luli, i cili për më shumë shumë se 55 vjet ishte zemra, mendja dhe shpirti i të gjithë atyre shqiptarëve që për atdhe “e banin de,ken si me le”…

Një Curriculum Vitae i Vogel per Dedë Gjon Lulin e Madh..
Dedë Gjon Luli kishte lindur në Traboin të Hotit, në fisin e njohur të Dedvukajve, në vitin 1840, në një familje atdhetare e besimtare, në fenë e të parëve dhe në trojet e lashta të lëna amanet brez pas brezi. Vetë i ati i Dedës, Gjon Luli ndër mote kishte qenë përfaqësues i Hotit e Malësisë së Madhe në kuvende malesh dhe organizime zyrtare të kohës, ku fjala e tij e kishte vendosur që herët me parinë e këtyre trojeve.

Në trashëgimin atdhetar që kultivoi babai i Dedës tek i biri, tingëlloi si amanet i paharruar”proverbi” i tij, se as drita nuk shkëlqen dhe as dielli nuk ngroh në këto troje deri sa të sundojë turku apo shkjau tokën shqiptare… Trashigimitë më të mira famijare e fisnore së bashku me atdhedashurinë Dedë Gjon Luli i rujati si një amanet të shenjtë jo vetëm për vete e femijet e tij, por u mundua t’i bëjë traditë tek të gjithë bashkëkohësit e tij, dhe siç dihet me mjaft sukses.

Që kur Deda u bë të hedhë krahëve pus.hkën, nuk ka betejë, kryengritje apo kuvend, ku nuk merr pjesë ky trim si zana, që nuk i binte fjalë në tokë… Ded Gjon Luli e filloi aktivitetin e tij atdhetar mjafte i ri, që në Lvften heroike të Vranines, ku i shkoi në ndihmë trimit legjendar Oso Kuka, i cili me aktin e tij heroik i “paralajmronte” perjetsisht shkjetë fqinjë :
“..Mos t’i lakmojnë tokes Kastriotit,VAZHDO KETU