Putin ‘del kontrollit’ me ministrin e tij: Çfarë po bëni? Nuk është shaka kjo gjendje

LAJME


“Të ardhurat kanë rënë me sa 3%, 4%? Ndërsa çmimi i sheqerit rritet mbi 71 përqind. Njerëzit po kufizojnë veten sepse nuk kanë para për ushqime bazë.

Çfarë po bëni? Kjo është pyetja! Nuk është shaka. Papunësia po rritet, të ardhurat po bien, ndërsa ju më tregoni përralla për atë që po të bëni,”- tha Putin me tone të ashpra ndaj ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Maksim Reshetnikov. Tepër i pakënaqur, Vladimir Putin i fshikulloi anëtarët e ekzekutivit duke thënë se nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur situatës, teksa të ardhurat e qytetarëve po bien e po rriten çmimet e ushqimeve dhe papunësia.