Qindra kilogramë makarona gjenden në pyll, mister kush i hodhi

Autoritetet në një qytet të Nju Xhersit, SHBA po hetojnë rastin misterioz të 227 kg makaronave gjysmë të gatuara e të hedhura përgjatë një përroi.

Kjo ngjarje e çuditshme u zbulua nga një grua që po bënte shëtitje përgjatë zonës së pyllëzuar pranë shtëpisë së saj në Old Bridge Township.

Menjëherë ajo kontaktoi autoritetet vendore për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur dhe kush i kishte hedhur këto makarona të shumëllojshme në mes të pyllit.

Në fillim ajo mendoi se ishte bar në fillim, por kur u afrua më afër pa se ishin grumbuj makaronash gjysmë të gatuara.

Autoritet kanë zbuluar 15 grumbuj makaronash në pyll dhe kanë nisur hetumet por ende nuk dihet fajtori dhe motivi i tyre.