Rama: Me mandatin e 3 Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale, i katërti në proces

LAJME


Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli për Reformën në Drejtësi.

I ndalur tek Gjykata Kushtetuese Rama tha se janë procese që lidhen me njëra-tjetrën dhe se të bësh drejtësi të re është njësoj si të ngresh nga e para një nga shtyllat që mbajnë shtetin.

Lexo edhe: Ligji për presidentin, kanabisi e amnistia, Rama: Janë në procedurë! Shpifja më bëhet shëndet

“Nuk është njësoj si të hapësh një portal dhe patjetër që duhet shumë durim. Sa durim duhet? Duhet shumë durim”, u shpreh Rama.

I pyetur gjithashtu për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, ai tha se PS do ta fitojë mandatin e tretë. Ndërsa shtoi se me mandatin e tretë, Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale, ndërsa shtoi se në proces do të jetë edhe aeroporti i katërt.

“Nuk ka të bëjë thjesht me mua, por ka të bëjë me të gjithë ne sepse Shqipëria nuk mund të kthehet pas. Shqipëria ka kaluar dy s’prova të rënda me të cilat është në proces. Kemi të gjitha arsyet të besojmë se viti i ardhshëm do të jetë një vit ku gjërat do të shkojnë duke u lehtësuar edhe për shkak të va ksinës.

Në proces janë rindërtimet e lagjeve të reja. Për momentin 13 mijë familje janë në shtëpi me qira, por me rëndësi është që janë në shtëpi. Kemi investime me rëndësi. Në mandatin tonë të tretë Shqipëria do të bëhet me 3 aeroporte funksionale, në proces do të jetë aeroporti i katërt.

Po ashtu transformimi i portit të Durrësit do të ndikojë edhe ekonominë shqiptare. Me portet dhe aeroportet e reja do t kemi një Shqipëri tjetër në aspektin , turistik, ekonomik dhe turistik sigurisht. Ne ketë vit kemi 180% më shumë vlerë të eksportuar në bujqësi dhe tre herë më shumë produkte bujqësore në sasi.

Në këtë mandat kemi ngritur pilotat dhe në mandatin e tretë do të bëjmë lidhjen e të dy mandateve. Ajo që është objektive është se nuk ka asnjë alternative tjetër, përveç PS”, përfundoi Rama.